Lajme Javore

Informohu i pari

Si është marrëdhënia e Eduartit me djalin e Arbanës? Ja si po kalojne karantinën

Prej disa muajsh tashmë moderatorja Arbana Osmani e ka kofirmuar lidhjen me Eduart Grishajn, ndërsa duket se kanë nisur dhe bashkëjetesën. Këtë e faktojnë dhe vetë videot dhe fotot që ajo poston në rrjetet sociale, ku Eduarti është pjesë e shtëpisë në çdo çast.

Arbana ka preferuar që të mos flasë në intervista televizive për këtë bashkëjetesë, dhe as për marrëdhënien e Eduartit me Jonin. Por siç duket dhe në fotot e mëposhtme, gjithçka mes tyre duket se shkon më së miri.

Eduarti shihet duke stërvitur Jonin, dhe mbesën e Arbanës, të cilët duken mjaft të lumtur nga kjo eksperiencë e re. Nga ana tjetër vetë moderatorja dihet se nuk ka marrëdhënie të mirë me palestrën, ndërsa kuzhinën e ”qan”. Këtë e ka vënë në dukje shpesh dhe shoqja e saj më e mirë Xhemi, e cila thekson se kur bëhet fjalë për stërvitjen, Arbana mban zakonisht kamerën e telefonit.