Si do të bëhet përzgjedhja? Rama sqaron për herë të parë shqiptarët që duan të punojnë në Greqi
Në mesin e muajit maj kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se do të ketë një marrëveshje me Greqinë që shqiptarët që punojnë në vendin fqinj të kalojë kufirin. Por si do të bëhet përzgjedhja dhe kalimi? Detajet kryeministri Edi Rama i dha gjatë komunikimit me kryebashkiakët dhe saktësisht me kreun e bashkisë së Pogradecit, Ilir Xhakolli.
“Për punonjësit sezonalë besoj se jemi të qartë që në ditët në vijim me palën greke do të kemi një marrëveshje në kuptimin e rregullave, se në kuptimin e gjësë të dy palët kanë interes, brenda majit do të jetë zgjidhur dhe në mënyrë të kontrolluar do të shkojnë në anën tjetër. Sipas fjalëve deri tani” tha Rama.
Ndërsa Ilir Xhakolli sqaroi si po bëhet përzgjedhja e atyre që do të lejohet që të shkojnë në Greqi. “I kemi bërë gati listat, i kemi dhënë porositë sipas porosisë suaj. Ne i kemi listat për të gjithë ata që shkojnë vazhdimisht në Greqi me vjelë qershi në këtë periudhë nga 15 maji deri në fund qershorit” tha ai. Pra listat do të hartohen nga bashkisë, që më pas do të dërgohen në doganë./shqiptarja