Lajme Javore

Informohu i pari

Shuhet gruaja më e vjetër në botë/ Kishte lindur në vitet 1800

“Lola” Francisca Susano, e cila besohet të ishte personi më i vjetër në botë dhe gruaja e fundit e gjallë që ka lindur në vitet 1800, ka vde kur në moshën 124-vjeçare.

Vd ekja e të moshuarës filipinase u konfirmua nga zyrtarët shtetërorë në provincën e saj të lindjes, Kabankalan, Negros Occidental.

“Me tr ishtim në zemër morëm lajmin se e dashura jonë Lola Francisca Susano ndërroi jetë në mbrëmjen e së hënës”, postoi qeveria e shtetit në llogarinë e tyre zyrtare në Facebook.

“Deklarata e saj zyrtare si personi më i vjetër në botë, 124 vjeç, është vërtetuar aktualisht nga Rekordet Botërore Guinness”.

Zyrtarët lokalë të shëndetësisë nuk e kanë përcaktuar ende shkakun e vd ekjes së Susanos, por e moshuara thuhet se do të testohet për COVID-19, raportoi CNN.