Shtrëngata dhe reshje shiu, moti për këtë fundjavë
Duke vijuar të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, vendi ynë edhe për ditën e shtunë do të ketë mot të kthjellët në të gjithë territorin.
Por gjithashtu do të ketë edhe vranësira kalimtare, të cilat do të jenë transparente (vranësira të larta). Era do të fryjë e lehtë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut dhe shpejtësi 1-8m/s.
Sa i takon së dielës, ndryshojnë të dhënat. Për shkak të masave relativisht të lagështa me origjinë perëndimore, moti mbi vendin tonë do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash.
Vranësirat kryesisht ato të mesditës do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta në zonën e qendrës, por edhe lokalisht në atë të veriut dhe jugut.
Në relievet malore të qendrës, reshjet në kohë afatshkurtër edhe në formën e shtrëngatave. Edhe për ditën e diel, era do të fryjë e lehtë po nga kuadrati i jugut dhe shpejtësi 1-8m/s.