Lajme Javore

Informohu i pari

Shtohen rastet e të burgosurve me koronavirus, shkon në 18 numri

Pas 13 rasteve të testuara pozitive me koronavirus në burgun 313 në Tiranë ISHP ka njoftuar sot një rritje të numrit të infeksioneve.

Lidhur me rastet e tjera të identifikuara në 24 orët e fundit, gjashtë raste në Kukës, kontakte të rastit të djeshëm të zbuluar, katër raste në Tiranë, që lidhen me vatrën në institucionin e vuajtjes së dënimit, janë dy raste në Kurbin, një rast në Lushnje, një rast në Berat dhe një rast i importuar nga Greqia, i identifikuar gjatë qëndrimit në karantinë në Përmet, i cili aktualisht po trajtohen në spitalin infektiv në Tiranë.
Shtetasi Italian i dënuar ishte i pari i diagnostikuar me Covid-19 në burgun 313 në kryeqytet dhe bashkë me të janë në total 18 të dënuar që kanë kontraktuar virusin, çfarë e bën gjendjen vërtet alarmante.

Numër i lartë rastesh të reja është regjistruar sot në Krujë ku ka 18 persona testuan pozitivë për koronavirus në 24 orët e fundit ndërsa numri total i rasteve në vend ka shkuar në 712.