‘Shteti Edi Ramës’/ Nëna me fëmijë të operuar lihet në rrugë: S’ka lekë të paguajë!
Gjendja në vendin tonë paraqitet e rënduar nga koronavirusi. Rastet me të infektuar me koronavirus janë shtuar nga dita në ditë.
E teksa thirrjet për të qëndruar në shtëpi në vendin tonë vazhdojnë shumë shqiptarë, kanë pak kursime mënjanë. E disa ndoshta edhe nuk kanë fare.
Por historia e një nëne shqiptare që thuhet se ka ardhur nga Greqia është akoma më e trishtë se kaq. Ajo nuk ka para të paguajë hotelin dhe ka mbetur në mes të rrugës me fëmijët, njëri prej të cilëve është dhe i operuar.
Një qytetar ka nisur një video pranë redakisë së JOQ Albania nga Korça, ku shikohet se nëna ka mbetur me fëmijë në mes të rrugës.
Në mesazhin e tij ai ka shkruar:
Ndodhet zonja e vetme këtu me fëmijët. Fëmija i vogël është operuar. Nuk ka lekë të paguajë me dy fëmijë është. I ka dhe letrat nga Greqia nga spitali. E ka marrë një vullnetar gjer këtu te hoteli, por s’ka lekë të paguajë.
Kurse në video degjohet të thuhet:
Me fëmijë të operuar këtu, shikoni ça bëhet këtu. Shikoni shteti Edi Ramës.
Në video shikohet se pranë gruas janë edhe disa policë, po askush nga ata nuk po i ofron ndihmë.