Lajme Javore

Informohu i pari

Shqiptarja nga ‘zona e kuqe’ në Itali: Një ëndërr e keqe që s’po merr fund

Italia është ndër vendet që ndodhen më tepër në rrezik dhe më të prekura nga Koronavirusi deri në këtë moment.

Sonila Alushi, e cila është aktiviste për të drejtat e emigrantëve, është një shqiptare që jeton në një nga ‘zonat e kuqe’ të Italisë, në Bergamo.

Ajo ditën e sotme ka dhënë një intervistë për ‘Report Tv’ dhe e ka quajtur situatën ku ndodhet shteti fqinj si ‘një ëndërr e keqe që nuk po merr fund’.

Alushi në fjalën e saj për Report tv ka deklaruar se italianët po e respektojnë maksimalisht protokollin e qeverisë përsa i përket kujdesit ndaj higjenës dhe vetëizolimit në shtëpi.

Situata është shumë alarmante edhe për faktin që spitalet kanë një mbingarkesë së madhe. Italia është mbyllur në mënyrë hermetike. Kjo është një nga masat më të mëdha që ka pasur Italia në historinë e saj. Normaliteti ka ditë që nuk është më pjesë e qytetit tonë. Pjesa më e madhe e punës është bllokuar, bëjmë vetëm minimumin e brendshëm. Jemi vetëkarantinuar, sidomos në rastet kur jemi pak me grip, që të mos rrezikojmë të tjerë. Duket si ëndërr e keqe. Rrugët janë bosh. Lëvizje ka vetëm në supermarkete dhe në farmaci. Mbajmë distancën 1 metër që na është kërkuar. Nuk mbajmë në të shumtën e rasteve, maska, pasi jo vetëm mungojnë, por nuk mbrojnë. Ruajmë higjienën. Për momentin gjendja është akoma e çuditshme. Është një virus që kalon me shpejtësi drite, kështu sa më të izoluar të tjerë, sidomos personat e moshuar apo patologjik, aq më shumë i quajnë ato. të qëndrojmë sa më shumë në shtëpi dhe të mos udhëtojmë. Kam parë që ka pasur udhëtime në Shqipëri dhe të kundërtën dhe do u rekomandoja të mos lëvizin, të ruajmë të sëmu rët dhe të moshuarit. Situata është alarmante në spitale, edhe pse ndodhemi në një zonë që ka spitalet më të mira. Urgjenca është plot, po vijnë mjek, me mijëra të punësuar, por kjo nuk e ka qetësuar gjendjen, se shtohet numri i të infektuarve. Mos t’i telefonojmë urgjencës për motive banale.
Mes të tjerash Sonila tha se ekziston mundësia që dikush të kalojë këtë virus, pa e kuptuar si edhe ka ndodhur me disa familjarë të saj që po e kalojnë me simptoma minimale në ambientet e shtëpisë.

Të gjithë familja jonë ka kaluar grip, në këtë moment është e pamundur të konsultohesh me mjekët kur nuk je në simptoma të ekzagjëruara, me një frymëmarrje të vështirë apo temperaturë të lartë, se resurset po përqendrohen tek njerëzit në nevojë. Në rastin tonë, nëse mund të ketë qenë një koronavirus dhe ne po e kalojmë si shumë të tjerë, po e kalojmë në mënyrë normale nuk kemi nevojë për ndërhyrjen e mjekut, nuk kemi mundësinë që ta verifikojmë që a është ai apo një grip tjetër. Të gjithë jemi në të njëjtën situatë, simptomat janë po ato. Të gjitha japin elementët që mund të jenë ai, por normalisht ka edhe panik dhe psikozë dhe nuk mund të jem e sigurt. Nuk mendoj që jemi imun, megjithatë numra nuk kam dhe nuk jam në gjendje ta konfirmojë apo ta mohojë.