Lajme Javore

Informohu i pari

Shqiptarit nuk ja bën syri tërt nga Putini/ Rri mirë se me mua të del punë do të vij aty për 24 orë me kalë

Situata Rusi-Ukrainë ka bërë që njerzit të ngrejnë hipotezat sesi do e përballonin një situatë të tillë në vendin e tyre ose të hamendësojnë negociatat që do të bënin me Putinin.

Së fundmi, një video nga një qytetar dibran është bërë virale në rrjetin social “Tiktok”, ku i riu i dërgon mesazh presidentit rus dhe i thotë se duhet të matet mirë nëse mendon të bëjë ndonjë gjë kundër Shqipërisë

“Putinit i shkoj atje unë. I hipi kalit, për 24 orë shkoj atje. I bëj thirrje Putinit, rri mirë, mbaj b****n se me mua të del punë”, shprehet ai në video.

Kujtojmë se Vladimir Putin është për momentin njeriu më i urr yer në botë, sharjet dhe mallkimet ndaj tij s’kanë të sour nga të gjithë anët e globit.

Që nga dita e parë kur filloi kjo situatë, më saktë si sot 1 javë, Shqipëria me qëndrim zyrtar ka dalë pro Ukrainës, nga Presidenti i vendit, Kreyministri, Ministrja e Mbrojtjes etj.

Po ashtu ka pasur një reagim dhe keqardhje shumë të madh te populli i thjeshtë, ku shumë prej tyre janë shprehur të gatshëm të ndihmojnë me sa të munden ukrainasit nëse do lind nevoja që ata të sretohen në Shqipëri.