Lajme Javore

Informohu i pari

Shqiptarin e sjellin të pajetë nga Italia, qytetari: Familjarët s’ishin, e varrosën komshinjtë

Situata e krijuar prej koronavirusit ka futur në karantinë pothuajse gjithë botën. Italia është një nga vendet, i cili është përballur më keq me pandeminë, gjë që detyroi të mbyllte kufinjtë edhe më herët.

Që prej më shumë se 5 javësh Italia është në izolim total dhe në tkëto kushte, nga shteti fqinj në Shqipëri mbërrijnë vetëm shqiptarë që kanë humbur jetën. Ata sillen në vend pa familjerë që mund t’i japin lamtumirën e fundit.

E një situatë e dhimbshme është rrëyer edhe në redaksinë e JOQ ALBANIA.

Në qytetar nga Sukthi ka treguar se trupi i pajetë një komshiu të tij, i cili jetonte në Itali u soll për në banesën e fundit, por pa asnjë familjar, pasi nuk i kishin lejuar.

Të ndodhur në këtë situatë, ceremonia mortore është bërë nga komshinjtë me një numër të paktë personash.

Ai tregon:

Pershendetje JOq, sot perballe shpise time u soll nje komshi I cili ka vd ekur ne Itali. Ishte shume e dhimbshme qe familjaret nuk ishin aty se nuk I lejohet me ardh nga Italia ne Shqiperi. Dhe e kane varrosur komshinjte. Prandaj cdo njeri qe eshte jashte shtetit duhet te ken kujdes se dhe familjaret nuk ja din varrin pastaj. Nga ora 9 e gjys sukth.