Lajme Javore

Informohu i pari

Shqiptari shuhet nga Koronavirusi në Britani, tre të tjerë të infektuar

Mesditën e sotme ka qenë në një lidhje direkte në Skype për Fax News nga Anglia, gazetari Kujtim Vani.

Ai ka njoftuar se në Britaninë e Madhe tre shqiptarë kanë rezultuar të infektuar me koronavirus ndërsa një shqiptar nga Kosova ka hum bur j etën për shkak të komplikacioneve.

Këtu masat zbatohen pa qenë e nevojshme që të kenë një vendim qeverie, shkollat janë të mbyllura, nuk është paralizuar transporti publik, edhe pse nuk ka një dyndje të madhe të qytetarëve. Autobusat dhe trenat pothuajse janë bosh, marketet në ndryshim nga ditët e para kur u zbrazën, tani duket se janë kthyer në normalitet. Para disa ditësh një qytetar shqiptar që ishte në ventilim është shëruar plotësisht, ndërsa hu mbi je tën një qytetar shqiptar nga Kosova, ishte 61 vjeç dhe nuk mundi që ta përballonte dot. Është dhe një tjetër shqiptar i shtruar, por gjendja e tij është e mirë. Këtu masat nuk i imponon qeveria, të moshuarve u çohen ushqimet në shtëpi, në shumë vende puna vazhdon nga shtëpia, përfshirë dhe bashkitë dhe institucionet shtetërore. Nxënësit e vijojnë mësimin online, por me orar të plotë, mendohet dhe 2 ose 3 javë do të jetë kjo gjendje, dhe më pas do të ketë një zbutje.
Ai tregoi po ashtu se në Britani janë kryer mbi 200 mijë testime dhe të gjitha janë bërë tek personat që kanë shfaqur simptoma të sëm undjes.