Shqiptarët po plaken, lindjet janë në nivelin më të ulët në 60 vjet
Në vendin tonë lindjet janë në pikën më të ulët që prej 6o vitesh. Për këtë gjë kanë ndikuar disa faktorë, duke nisur këtu që nga largimi i të rinjve, pagat e ulëta dhe kostot shumë të larta të jetesës.
Edhe pse zyrtarët thonë se janë marrë disa masa me qëllim nxitjen e lindjeve nuk po vihet re se kanë dhënë efekt.
Që prej vitit 1990 lindjet në Shqipëri kanë rënë me 65%. Edhe vende të tjera të Europës janë prekur nga ky fenomen.
Dr. Edlira Haxhiymeri, eksperte e shkencave sociale, për ‘Voa’ ka thënë:
Këtu mund të përmendja ritmin e lartë të emigracionit të popullatës në moshë riprodhuese. Natyrisht që kjo ka ndikuar në uljen e ndjeshme të lindjeve në Shqipëri. Ndikim ka patur edhe shtyrja e ndjeshme e moshës së martesës. Dikur, në dy ose tre dekada më parë, vajzat 22-25 vjeç e kishin kryer lindjen e parë. Sot ne kemi vajza që edhe pasi kanë kaluar të tridhjetat, akoma nuk e kanë bërë lindjen e parë.
Rënia e lindsgmërisë më shumë për ekspertët lidhet me mungesën e politikave sociale, mungesën e kushteve të punës dhe oraret e reduktura për gratë pas lindjes. Por rolin më të madh e luan ekonomia e ulët.