Lajme Javore

Informohu i pari

‘Shqiptarët do duhet t’i bëjnë gjilpërat vetë’, në harkun kohor të 2 viteve kanë ikur 2064 infermierë

Vitet e fundit infermierët janë larguar në masë nga Shqipëria drejt Gjermanisë. Aq sa është dhënë alarmi se nëse largimi vazhdon me këto ritme shqiptarët do të duhet t’i bëjnë vetë gjilpërat.

E ditur bëhet se nga viti 2016 deri në vitin 2018, 2064 infermierë shqiptarë janë larguar drejt Gjermanisë. Sipas ‘exit news’ ky informacion është dhënë zyra e Statistikave të qeverisë gjermane.

Në Gjermani numri më i lartë i infermierëve të huaj është nga Shqipëria. Por sipas kryeministrir Edi Rama këto largime nuk do të sjellin probleme sepse kushdo është i lirë të udhëtojë dhe të punojë jashtë.

Në një takim ai tha:

Në Shqipëri nuk ka mungesë mjekësh. Vetëm gjatë 2018-2019 janë punësuar 400 mjekë të rinj, jo vetëm në moshë, por edhe të kthyer nga jashtë dhe 2 200 infermierë. Shumëkush duke dëgjuar lajme, thotë nuk ka mjekë, nuk ka infermierë, ikën të gjithë. Sot që flasim janë 1500 infermierë në listë pritje, jo pas dyerve të partive, jo pas xhaketës së deputetit, jo në kërkim të krushkut apo kushëririt, por në portalin “Infermierë për Shqipërinë’’.
E nëse largimi vazhdon kështu në Shqipëri nuk ketë realisht mungesë të bluzave të bardha. Por drejt Gjermanisë nuk po ikin vetëm mjekët dhe infermierët pasi po largohen dhe në masë të rinjtë shqiptarë.

Vendi rrezikon të mbetet pa krah pune dhe pasojat kanë nisur të ndihen pasi një vend po vjen një krah i lirë pune kryesisht nga Afrika.