Lajme Javore

Informohu i pari

Shqipja i bën namin Anës/ Ajo ka gënjyer edhe për familjen e saj, jo më…





Ish-konkurrentja e ‘Përputhen’, Shqipe Hysenaj ka folur së fundmi për jetën e saj private. Ndërkohë që nuk i kurseu as deklaratat ndaj konkurrentëve dhe ish-konkurrentëve të tjerë. ‘Shënjestra’ e saj këtë radhë ishte ishte Tea dhe Ana.

Në lidhje me Anën ajo tha se është një nga personat më të shtirur që ka njohur duke u shprehur se e ka gënjyer për historinë e familjes, pasi tjetër gjë i ka thënë asaj dhe tjetër publikut. Kujtojmë se Shqipja dhe Ana patën diskutuar dikur së bashku dhe thanë se historia e tyre familjare i ngjante njëra-tjetrës.

Pjesë nga deklarata e Shqipes për Anën:

Personi më fal lco që kam njohur është infermierja që doli nga emisioni. Ana, më fal se i vura nofkë dhe vajza e balonit, Tea. Nuk janë ashtu si brenda, kanë një gojë të p isët, fjalë të tur pshme. Ana është komplet fallco. Nuk kam njohur njeri aq të pafytyrë sa ajo. Ndryshe më ka thënë mua për familjen e saj, ndryshe në ekran. Jam habitur.

Kur ne jemi takuar në fillim më ka thënë që i ka pasur të gjitha dhe familja e ka mbajtur në pëllëmbë të dorës, ndërkohë tjetër gjë ka thënë në emision. Më ka gënjyer mua. Nuk e di pse. Kur e kam marrë vesh historinë e Anës, por jo brenda në emision, nuk e kam dëgjuar nga ajo, ma kanë thënë persona të jashtëm dhe jam sho kuar.