Shqipëria po bëhet gati të presë 5000 refugjatë sirianë, kampi pritet të ngrihet në Gjirokastër
Europa është duke u përballur me një valë të madhe refugjatësh nga Siria. Edhe në vendin tonë ka nisur puna për pritjen e 5000 refugjatëve sirianë.
Mësohet se në vendin tonë janë duke u marrë masat që të jemi gati nëse duhet të përballemi me një valë të tillë refugjatës.
E ditur bëhet se nga katër institucione në vendin tonë është duke u punuar që të ngrihen qendëra pritëse ku këta refugjatë do të qëndrojnë.
Një pikë hyrëse për refugjatët sirianë është ajo e pikës kufitare të Kakavijës në Gjirokastër. Po në Gjirokastër është parashikuar që të vendosen në ambientet e ish-repartit ushtarak në fshatin Arshilengo me një kapacitet rreth 5000 sirianë.
Sipas ‘fax news’ së shpejti do të nisë edhe puna në terren. Thuhet se në Shqipëri mund të strehohen 20 mijë refugjatë dhe thuhet po ashtu se ata do të përdoren si krah i lirë pune për procesin rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit që shkatërroi shumë banesa.