Lajme Javore

Informohu i pari

Shqipëria gati për të mirëpritur 30-35 mijë refugjatë sirianë

50 refugjatët e parë sirianë mbërritën në Gjirokastër të shtunën. Ata janë vendosur në Qendrën e Pritjes në Gerhot, 2 kilometra larg Gjirokastrës. Shumica janë familje me fëmijë, dhe nuk është e qartë nëse ata janë refugjatë që kanë mbërritur në Greqi muajt e fundit apo më herët, gjatë viteve të kaluara.

Sipas raportimeve, sekretari i mbrojtjes civile, policia, Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria Mbrojtjes do të jenë përgjegjëse për refugjatët.

Në të njëjtën kohë, po përgatitet një plan emergjence, nëse ka një fluks të mëtejshëm të refugjatëve dhe migrantëve nga Greqia.

Refugjatët nga Greqia do të strehohen në një kamp tjetër të ri në Sarandë, Korçë dhe Gjirokastër, ndërsa migrantët e vendosur brenda kufijve shqiptarë do të transferohen në Elbasan dhe Lezhë.

Qendrat e pritjes që kanë përfunduar tashmë janë në Korçë dhe Gjirokastër. Në përgjithësi, Shqipëria synon të mirëpresë 30 deri në 35 mijë azilkërkues dhe refugjatë.

Burimi: news247.gr | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania