Lajme Javore

Informohu i pari

Shpresë në Itali: Ulet numri i rasteve të reja me Koronavirus

Një lajm i mirë vjen nga Italia. Në vendin fqinj është ulur goxha numri i rasteve të reja me Koronavirus. Brenda 24 orësh janë regjistruar 3.599 persona të infektuar. Ditën e djeshme ishin 4.316 raste të reja.

Megjithate, Italia vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të vi ktimave. Gjatë 24 orëve të fundit, në Itali kanë humbur jetën 636 persona, duke e çuar numrin total të të vde kurve në 16,523. Shpresojmë që ulja e rasteve të reja me Koronavirus, të jetë një dritë shprese për vendin fqinj.

Kujtojmë se Italia është në vendin e tretë për numrin e të infektuarve (132,547), pas SHBA-së (356,007) dhe Spanjës (135,032). Spanja vijon të jetë shteti me numrin më të madh të infektuarve në Europë. Kurse SHBA ka numrin më të lartë të infektimeve në të gjithë botën.