Shpëton nga kthetrat e koronavirusit foshnja 4 muajshe nga Maqedonia!
Një lajm i mirë raportohet nga Maqedonia e Veriut. E ditur bëhet se foshnja katër muajshe që u infektua me koronavirus është shëruar.
Edhe nëna e foshnjes 4 muajshe është me koronavirus dhe pritet që të dalin përgjigjet e analizave edhe për të. Në njoftimin e dhënë është shkruar:
Sqarojmë se nënës disa herë i është sqaruar gjendja shëndetësore e fëmijës. Fëmija vazhdimisht është kontrolluar.
Po ashtu është sqaruar se foshnja nuk është nxjerrë ende nga spitali, pasi po pritet të dalin edhe përgjigjet e rezultateve të nënës.
Më tej është bërë e ditur:
E rëndësishmja është se edhe foshnja edhe nëna janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Kujtojmë këtu se thirrjet për të qëndruar në shtëpi vazhdojnë në gjithë Maqedoninë e Veriut. Thirrjet vazhdojnë edhe për të respektuar higjenën personale dhe distancimin social.