Lajme Javore

Informohu i pari

Shkundet keq PD-ja/ Ikin politikanë me emër, vijnë aktorë e futbollistë





Partia Demokartika ka publikuar listën e plotë të fituesve të anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PD.

Në këtë listë pati “surpriza”, ku emra të rëndësishëm për PD janë larguar e figura të reja të njohura për ekranin janë emëruar si anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD.

Ndër emrat e njohur që nuk ishin pjesë në listë ishte emri i studiuesit Erald Kapri, Edith Harxhi dhe Arben Ristani.

Por emra të rinj janë futur në listë, ai i ish-futbollistit Andi Lila, aktorit të humorit Jul Deda. Në emrat e anëtarëve është edhe Lediana Fratari, e cila ka qenë pjesë e Këshillit të PD dhe tani është riemëruar.