Lajme Javore

Informohu i pari

Shkon 366 numri i vik timave nga koronavirusi në Itali

E gjithë Italia është gati në psikozë nga koronavirusi. Raportohet se numri i personave që kanë hu mbur je tën nga ky virus ka shkruar në 366.

Lombardia dhe 14 provinca të tjera janë izoluar në Itali. Rregullat që janë vendosur janë tej mase të rrepta.

Raportohet se numri i atyre që janë shëruar nga koronavirusi në Itali ka shkruar në 622 persona deri më tani.

Situata në Itali paraqitet e rënduar. Raportohet se frika dhe paniku është e madhe. Ndërkohë që disa kompani ajrore kanë anuluar fluturimet me disa zona të Italisë.

Kujtojmë këtu se koronavirusi lindi në qytetin kinez të Wuhanit dhe deri me tani ka marrë me mijëra jetë në të gjithë botën. Numri më i madh i vik timave është shënuar në Kinë.

Burimi: tgcom24/Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania