Lajme Javore

Informohu i pari

Shkodra vatër infeksioni/ Sot 13 raste të reja nga 21 në gjithë vendin

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar sot se numri i të infektuarve prej koronavirusit në vendin tonë ka shkuar në 467, me 21 raste të reja të regjistruara në 24 orët e fundit.

Një rritje e rasteve të reja madje e konsiderueshme është regjistruar në qytetin e Shkodrës ku sot ka pasur 13 raste të reja çfarë e bën edhe një nga qytetet më problematike për shkak të pandemisë. Momentalisht numri i të infektuarve ka shkuar në 70 në Shkodër.

Sot Shkodra ka tejkaluar edhe kryeqytetin ku janë regjistruar vëtëm 6 raste të reja.

Po ashtu harta është zgjeruar edhe në Durrës dhe Has ku është shtuar edhe një rast i ri me Covid-19 për secilin vend.

Njoftimi i ministrisë së Shëndetësisë:

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 52 pacientë. Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë me 6 raste, Shkodër 13 raste, Durrës me 1 rast dhe Hasi me 1 rast. Rastet e identifikuara në 24 orët e fundit janë kontakte të rasteve të mëparshme të prekura me COVID-19, ndërkohë që vazhdon procesi hetimit epidemiologjik në terren.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë 221 raste

– Durrës 42 raste

– Lushnje 6 raste

– Elbasan 15 raste

– Fier 32 raste

– Kavajë 8 raste

– Rrogozhinë 4 raste

– Korçë 17 raste

– Vlorë 5 raste

– Shkodër 70 raste

– Lezhë 14 raste

– Berat 2 raste

– Has 13 raste

– Krujë 6 raste

-Tropojë 4 raste

– Pukë 5 raste

– Mirditë 3 raste