Lajme Javore

Informohu i pari

Shkodra shënon raste të reja, edhe 6 të infektuar të tjerë me Covid-19

Shkodra është bërë një nga vatrat më të mëdha të përhapjes së koronavirusit në Shqipëri. Ditën e sotme mësohet se dhe 6 persona të tjerë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.

Abcnews raporton se këtë mëngjes numri total i rasteve ka shkuar në 46. Testimi i është bërë 26 personave në qytet, nga të cilët 6 kanë dalë Covid pozitiv.

Të infektuar rezultojnë, 2 familjarët e 80 vjeçares që ka hu mbur je tën 2 ditë më parë, infermieri i cili i shërbente prej muajsh asaj, 1 anëtar i familjes nga Dobraçi, dhe 2 anëtarë të familjes nga Kirasi.

Kujtojmë se deri më tani numri i të infektuarëve me koronavirus në Shqipëri është 361, ndërsa 21 persona kanë hum bur je tën.