Lajme Javore

Informohu i pari

Shkencëtari turk izolon me sukses virusin Covid-19, hapi i parë drejt vaksinës

Një shkencëtar turk ka izoluar me sukses SARS-COV-2, koronavirusin e ri, në një përpjekje për të prodhuar një vaksinë kundër sëm undjes që deri më tani ka marrë afro 70 mijë je të njerëzish në të gjithë botën.

Universiteti i Ankarasë në një postim në Twitter deklaroi:

Drejtori i Institutit të Bioteknologjisë së Universitetit tonë Prof. Dr. Aykut Ozkul arriti të izolojë virusin SARS-COV-2, i cili është hapi i parë i prodhimit të serumit, vaksinave dhe ilaçeve kundër koronavirus!
Mustafa Varank, ministri i Industrisë dhe Teknologjisë së Turqisë, informoi publikun gjatë javës, se gjithsej 24 universitete, tetë njësi publike të kërkimit dhe zhvillimit me qindra studiues janë duke punuar për të prodhuar një vaksinë kundër COVID-19.

Të dielën, Turqia njoftoi se numri i vd ekjeve nga koronavirusi shkoi në 574 me 73 vd ekje të reja, ndërsa rastet e konfirmuara u rritën mbi 27,000.

Pas origjinës në Kinë Dhjetorin e kaluar, COVID-19, sëm undja e shkaktuar nga koronavirusi, është përhapur në të paktën 183 vende dhe rajone në të gjithë botën.

Burimi: AA | Përktheu dhe Përshtati: JOQ ALBANIA