Lajme Javore

Informohu i pari

Shkencëtarët bëjnë zbulimin e frikshëm: Covid-19 mund të dëmtojë rëndë trurin

Studimet e fundit rreth Covid 19 kanë rezultuar tron ditëse, pasi është zbuluar se ky virus mund të shkaktojë dë mtime të rënda në tru.

Deri më tani, dinim që virusi go det ashpër mushkëritë, duke i dëmtuar ato dhe duke lënë shenjë edhe pas kurimit të tij.

Megjithatë, shkencëtarët tashmë paralajmërojnë që koronavirus mund të ketë pasoja të rënda edhe në tru duke shkaktuar gja kderdhje dhe vde kje të qelizave.

Studiuesit nga Sistemi Shëndetësor Henry Ford bënë lidhjen midis koronavirusit dhe dëmtimit të trurit, duke parë se pacientja që po kuronin filloi të shfaqte simptoma të tjera, të ndihej konfuze, e lodhur dhe e çorientuar.

Mjekët vendosën të bëjnë një skanim i cili identifikoi njolla të errëta në trurin e saj i cili tregonte vde kjen e qelizave.

Skanimet e mëtejshme zbuluan se truri i gruas gjithashtu kishte dëmtime dhe gja kderdhje në lobin ku përfshihet vetëdija dhe kujtesa.

Kjo konfirmoi që gruaja kishte zhvilluar një infeksion nervor qendror (ANE).ANE është një sëmundje e rrallë që karakterizohet nga dëmtimi i trurit që zakonisht vjen si pasojë e një infeksion viral.Më parë ka qenë e lidhur me infeksione si gripi, lisi i dhenve dhe enterovirusi , por tani mjekët besojnë se këtë gjë mund t’a shkaktojë edhe koronavirusi.

Edhe pse ky besohet të jetë një nga rastet e vetme të ANE të lidhura me Covid-19, studiuesit u kanë bërë thirrje mjekëve që të jenë të vetëdijshëm për një lidhje të mundshme mes dy sëmundjeve.

Dr Elissa Fory, e cila ishte pjesë e studimit, tha:

Modeli i përfshirjes dhe mënyra se si përparoi me shpejtësi me kalimin e ditëve, është në përputhje me inflamacionin viral të trurit.Kjo mund të tregojë se virusi mund të pushtojë trurin direkt në rrethana të rralla. Të gjithë mjekët duhet të jenë të vetëdijshëm dhe të tregojnë kujdes tek pacientët që paraqesin një nivel të ndryshuar ndërgjegjësimi apo orientimi. Ky ndërlikim është po aq shkatërrues sa edhe sëmundja e rëndë e mushkërive.

Shkencëtarë të tjerë në të gjithë botën gjithashtu kanë zbuluar se një pjesë e vogël e pacientëve me Covid-19 po zhvillojnë dëmtime serioze të trurit.

Mjekët amerikanë kanë raportuar një rast kur një pacient me koronavirus humbi aftësinë për të folur.

Burimi: TheSun|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania