Lajme Javore

Informohu i pari

‘Shijojeni këtë të dielë java tjetër sjell ndryshime’, Rama publikon videon nga Tirana por ka NJË MERAK TË MADH

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video nga kryeqyteti, ku prindërit me fëmijë kishin dalë për të shijuar rrezet e diellit në orarin e lejuar nga qeveria. Rama thotë se kjo e dielë do të pasohet nga lehtësime të vazhdueshmë në vijim, por ka një merak të madh, sjelljen individuale sipas rregullave të mbrojtjes së shëndetit.

“JO E DIELË E BUKUR me frymëmarrje më të qetë, do të pasohet nga lehtësime të vazhdueshme në vijim, POR MBETET MERAKU I MADH i sjelljes individuale sipas rregullave të mbrojtjes së shëndetit për veten, familjen, shoqërinë!

Deri në daljen e vaksinës, e gjithë bota po shkon drejt një normaliteti të ri, me kufizime të arsyeshme që fillojnë nga VETËDIJA NJERËZORE E QYTETARE e secilit prej nesh.

KEMI NJË BILANC FANTASTIK deri këtu, TË ARRITUR SË BASHKU dhe është e pajustifikueshme që të kthehemi mbrapsht, si pasojë e mungesës së vëmendjes ndaj shëndetit
Kalofshi sa më mirë dhe më e mira do të bëhet, me durim, mirëkuptim, bashkëpunim, PËR FAMILJET TONA dhe PËR SHQIPËRINË”, shkruan Rama.