Lajme Javore

Informohu i pari

Shifra të frikshme/ Mbi 50 mijë viktima dhe mbi 1 milion raste me koronavirus në të gjithë botën

Pandemia Covid-19 ka “pushtuar të gjithë botën, ku janë raportuar raste të infektuarish në 204 shtete dhe territore të ndryshme.

Shumica e shteteve të botës janë vendosur në karantinë për shkak të koronavirusit, i cili është mjaft ngjitës dhe po përhapet me shpejtësi të frikshme.

Sipas përditësimeve më të fundit, ka shkuar në mbi 1 milion numri total i të prekurve nga koronavirusi, që nga shpërthimi i epidemisë.

Shifrat zyrtare të publikuara nga Worldometers tregojnë se edhe numri i viktimave është rritur në mënyrë të frikshme duke arritur mbi 51 mijë.

I vetmi lajm i mirë është se mbi 210 mijë pacientë kanë mundur të shërohen plotësisht nga koronavirusi, por lajmi i keq është se 37 mijë të infektuar ndodhen në gjendje kritike për jetën.

Ndërkohë, numri i rasteve aktive në rang global është rritur ndjeshëm duke shkuar në rreth 740 mijë.

Në vendin tonë kanë humbur jetën 16 persona nga Covid-19, ndërsa janë raportuar 277 raste në total.

Shkencëtarët në të gjithë botën po përpiqen të zhvillojnë një vaksinë kundër koronavirusit, por deri më tani kanë nisur testimet paraprake te brejtësit dhe nuk ka ende rezultate konkrete.