Lajme Javore

Informohu i pari

Shi dhe vetëtima në plazh/ Pushuesit ikin nga sytë këmbët në Durrës





Reshjet e shiut dhe ulja e temperaturave, kanë bërë që bregdeti të mos frekuentohet këtë të diel. E gjithë vija bregdetare nga Ura e Dajlanit deri në Iliria, Shkëmbi Kavajës, Golem etj. janë boshatisur plotësisht.

Në det askush nuk guxon të futet, ndërsa ata pak pushues që kishin mbërritur për të shijuar detin janë larguar me fillimin e reshjeve.

Bizneset kanë mbyllur çadrat, në pritje të përmirësimit të kushteve atmosferike.