Lajme Javore

Informohu i pari

Së muret presidenti Thaçi

Presidenti Hashim Thaçi, pas shqetësimeve të shfaqura nga gurët në veshkë, sot ka shkuar për një kontroll në Emergjencën e QKUK.

Ai më pas është shtrirë në Klinikën e Urologjisë ku po trajtohet nga personeli mjekësor profesional.

I pari i vendit ka shprehur mirënjohje për kujdesin e treguar nga i tërë personeli shëndetësor i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, njofton Klan Kosova.

“Gjendja shëndetësore e Presidentit të Republikës së Kosovës është stabile dhe Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës do t’iu mbajë të informuar lidhur me trajtimin që është duke marrë presidenti Thaçi”, thuhet në njoftimin e Presidencës.