Sekretet e borzilokut për shëndetin
Kjo erzë verore, me një shije dhe aromë tepër pikante dhe të veçantë, duket se ka vlera ashtu sikurse populli ka besuar gjithmonë. Borziloku është i pasur në flavanoide – substanca bimore të cilat kanë potencial të lartë antioksidues dhe antiinflamator. Në sajë të kësaj force, arrihet të shihet efekti mbrojtës ndaj dëmtimeve të kromozomeve nga rrezatimi dhe nga oksigjeni reaktiv.
Një studim rishikues, i publikuar ne revisten Nutrition and Cancer në 2013, investigoi efektet e mundshme të borzilokut në trajtimin e kancerit. Ai rezultoi se borziloku, në sajë të përmbajtjes në përbërës bioaktiv si eugenol-i, acidi rosmarinik, apigenin-a, myretenal-i, luteolin-a, β-sitosterol-i, dhe acidi karnosik, mund të luajë rol mbrojtës kundër kancerit të lëkurës, mëlçisë, gojës dhe mushkërive, sipas të dhënave në eksperimente laboratorike.
Kjo duket se arrihet në sajë të veprimtarisë antioksiduese, e cila provokon vd ekjen e qelizës dhe ndryshon shprehjen në nivel genesh.
Efektet Anti-plakje
Studimet vërtetojnë atë çka popujt kanë besuar dhe praktikuar në shekuj. Borziloku mbron qelizat e mëlçisë, zemrës dhe trurit nga dëmtimet që shkaktojnë radikalet e lira.
Efekte të tjera të dobishme
Qetëson ënjtjet dhe ul inflamacionin, efekte të vërtetuara në studim klinik ku u krahasua efekti i borzilokut me një grup kontrolli, i cili ishte nën trajtim me medikamentet klasike.
Posedon veti antibakteriale në sajë të vajrave volatile që përmban, veçanërisht për bakteret Listeria monocytogenes,Staphylocoçus aureus, Escherichia coliO157:H7, Yersinia enterocolitica, dhe Pseudomonas aeruginosa. Një arsye më shumë përse të përdorni slacë borziloku në sallatat tuaja.
Ofron një kokteil të shkëlqyer ushqyes për qelizat që ndërtojnë enët e gjakut, si vitamina A dhe Magnezi. Dhe së fundmi, ofron shije të pakrahasueshme për gatimet tuaja.