Sara Hoxha flet për marrëdhënien me Ledionin dhe kur do e bëjnë fëmijën e tretë
Sara Hoxha dhe Ledion Liço janë një nga çiftet më të pëlqyer nga publiku e që kanë krijuar një familje shumë të bukur, me dy djemtë e tyre, London dhe Roman.
Së fundmi e pyetur nga fansat në Instagram, Sara ka zbuluar më shumë për marrëdhënien me Ledionin duke treguar se ai është impulsiv.
“Ai është impulsiv. Gjithashtu ai është Binjakët në horoskop ndërsa unë Bricjapi dhe nuk ka një skenar si shkojmë ne, por ja ku jemi”, shkruan Sara.
E pyetur se kur do bëjë një vajzë, Sara është përgjigjur se është gati që nesër, po të ishte e sigurtë që është vajzë, duke treguar kështu se dëshiron shumë një princeshë, pas dy princave.
“Pjesa më e mirë e të pasurit dy fëmijë është dashuria dhe lumturia që të japin. Pjesa më e keqe është që të mbetet shumë pak kohë për veten”, është shprehur Sara.