Lajme Javore

Informohu i pari

Saimiri e la për Merin flet Generda dhe tregon skandalin/ Ai më ka…

Teksa pritet që së shpejti të fillojë “Love Story 2”, ende në media flitet për çiftin Sajmir-Meri, dhe për dyshimet e një lidhje të vërtetë mes Sajmirit dhe Generdës.

Para përfundimit të emisionit, u tha se Generda dhe Saimiri ishin të lidhur jashtë “Love Story” dhe gjithçka po e bënin për show, ndërsa zërat “u qetësuan” kur Saimiri zgjodhi të përfundojë me Merin rrugëtimin e tij.

Më pas, “princi modern” u kthye sërish në Gjermani dhe kjo nxiti mjaft pikëpyetje tek fansat për marrëdhënien e tij me Merin.

Dyshime të reja lindën më herët nga postimet e Saimirit dhe Generdës në Instagram dhe referuar atyre ndjekësit besuan se ata kanë qenë së bashku, pasi edhe story-t (nga e njëjta makinë) janë thuajse të ngjashme. Pavarësisht aludimeve të shumta, Genarda ka sqaruar edhe njëherë se s’ka asgjë me Saimirin, madje në një intervistë për “Bordo” ka treguar se është zhgënjyer nga ai.

Së fundmi, ajo ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit të cilët e kanë pyetur nëse e ka takuar Saimirin pas përfundimit të spektaklit dhe ajo e ka mohuar një gjë të tillë, duke iu dhënë përgjigje të gjithë dyshimeve të fansave.