Sa shumë të frymëzon/ Kjo vajzë ka lindur pa duar, po kjo gjë nuk e ka penguar që të jetë studente dhe bashkëshorte e shkëlqyer
Inga Petry është studente e drejtësisë dhe jeton në Atlanta të Shteteve të Bashkuara. Ajo është lindur pa asnjërën dorë.
Në vend të përdorimit të protezave, ajo ka mësuar si t’i përdorë këmbët për gjithçka, përfshirë gatimin, vendosjen e makiazhit dhe madje edhe si të luajë me violinçelë.
Inga është lindur në Novosibirsk të Siberisë në Rusië me ap lazi të gjymtyr ëve të sipërme, gjendje që shkakton mosformim të duarve gjatë zhvillimit në mitër, shkruan Metro UK.
Ajo ishte adoptuar nga një çift amerikan, Daniel dhe Jennifer Petry, kur i kishte vetëm dy vjet dhe nuk di asgjë për prindërit biologjikë, por paramendon se do të përballej me një jetë të vështirë në Rusi me këtë gjendje.
“Kurrë nuk i kam takuar prindërit e lindjes, por e di se për shkak të kulturës në Rusi, unë kam mundur të dërgohem në një qendër azili dhe stigmatizilim do të ishte i papërballueshëm”, tha ajo.
Daniel, llogaritar, dhe Jennifer, muzikante, e mësuan Ingan që të kuptojë se gjendja e saj nuk duhet ta ndalojë për asgjë. Jennifer e mësoi atë madje që të luajë me violinçelë me këmbë.
“I përdor këmbët të shkruaj me laps dhe në kompjuter. I përdor për të ngrënë dhe gjithashtu gatuaj shumë me këmbë”, tha Inga.