Lajme Javore

Informohu i pari

Sa ishte në Big Brother e injoronte/ Sabiani habit me atë që bëri me Dj Dagz…

Sa ishte pjesë e shtëpisë, Dagz kishte një debat me Ilirin ku ky i fundit i kishte thënë se nuk është shqiptar por kosovar.

Shkak i kësaj deklarate të Ilirit, meqenëse Sabiani ishte mik i ngushtë i tij brenda shtëpisë e mbështeste atë. Gjithashtu, kujtojmë se pas daljes nga shtëpia, Sabiani nuk i kishte përshëndetur Dagzin dhe Pm.

Ndërsa, siç duket raportet e tyre veçse janë përmirësuar dhe çdo gjë që ka ndodhur mes tyre brenda “Big Brother” ka mbetur aty.

Kjo për faktin se Sabiani sot para spektaklit ka publikuar një video në storien e tij në Instagram ku shihet bashkë me Dagz, madje ky i fundit i dhuron edhe puthje në kokë.

“Edhe vëllai i vogël ka ardhur këtu nga Kosova”, thotë Sabiani, ndërsa Dagz i ka bërë repost këtë video në profilin e tij zyrtar në Instagram.