Lajme Javore

Informohu i pari

Sa gjynah/ Nëna e Beatrixës në gjendje të rëndë pas asaj që ndodhi me të bijën në Big Brother…

Gjate emisionit Fan Club ku flitet sigurisht per Big Brother, prezantuesja Dojna tha se i kishin derguar ftese nenes se Trixes, Antigona per te qene pjese e studios. Por ajo nuk ka qene ne gjendje te vije. “Nëna e Beatrixës, Antigona është në gjendje të rëndë emocionale dhe e kishte të pamundur të vinte”, tha Dojna Mema.

Ne studio ndodhej nena e Oriola Marashit e cila tregoi se eshte munduar te flase me Antigonen dhe i beri thirrje publikut qe te mos e denojne Beatrixen. Deklarata e Beatrix Ramosaj dhe Donald Veshaj se kanë një pëlqim për njëri-tjetrin dhe po nisin një histori të re së bashku ka nxitur reagime të ashpra në rrjet.

Kjo vjen pas historisë që aktori kishte me moderatoren Bora Zemani të cilës i premtoi se do dilte vetëm nga “BBV” dhe i kërkoi publikisht ta priste, e më pas i dhuroi edhe një puthje në buzë. Së fundmi, pas kritikave dhe ofend imeve të shumta nga rrjeti për Beatrix, ka reaguar edhe mamaja e saj, Antigona Ramosaj.

Ajo ka shpërndarë një reagim në Instagramin e saj në të cilin mes tjerash thuhet se “mjaft gjykuam sepse kështu nuk do të mbërrijmë askund”. Trixa nje artiste me zemer te madhe, e paster, vajze e drejte dhe e edukuar nga nje nene luanesh qe i ka dalur mbane te gjitha sfidave te jetes dhe zgjohemi ne nga askushi dhe gjykojme TRIXEN per cfare per fjalen me te madhe ne bote qe eshte dashuria…..

Mjafte gjykuam se keshtu nuk do arrijme askund, pervec qe sdo e kemi ndergjegjen e paster kur fleme dhe me e keqja nuk do fitojme asgje dhe e njejta do na kthehet pas. Suksese loqke na ke mbrapa ne Kosoven tende te duam shume”- shkruhet në postim.

Situata e fundit në shtëpi sidomos natën e spektakëlit ka shkaktuar shumë debat dhe zhurmë, ku shumë personazhe të njohur kanë shprehur haptazi qëndrimet e tyre, disa mbajnë anën e Beatrixës dhe Donaldit dhe të tjerë të Borës. Ndërkohë që një pjesë shumë e madhe po gjykon Donaldin dhe Beatrix, vetë një nga protagonistet, Bora, është shprehur se duhet t’i jepet fund këtij gjykimi, mallkimi, sharje ndaj Donaldit, përderisa as ajo vetë s’po e bën një gjë të tillë.