Lajme Javore

Informohu i pari

Rudina hedh foto duke u puthur me Markun/ Ndjekësit e bëjnë për një lek: Po lëre dhe me fëmijët, le nam le

Rudina Dembacaj vazhdon të tregojë dashurinë që ndjen për Mark Frrokun me anë të postimeve në rrjetet sociale.

Së fundmi, moderatorja publikoi në Instagram disa foto e video duke puthur ish-deputetin në buzë.

Por duket se ndjekësit nuk do ta lenë të qetë me komente. “Rudina, e dimë që je e dashuruar, por gjërat e mira dhe me vlerë ruhen dhe mbahen për vete. Pastaj Marku ka dhe fëmijët e vet, lëru pak kohë dhe atyre”,- i shkruante një ndjekëse.

Por, Rudina nuk ka vonuar dhe i ka kthyer përgjigje. “Ua, me të vërtetë? Pse nuk i hedh një sy fëmijëve të tu. Se Marku është i zoti vetë”,- shkruante moderatorja.