Lajme Javore

Informohu i pari

RTSH jep lajme në gjuhën serbe, qytetari: Në cilin televizion të Serbisë flitet shqip?!

Që prej vitit 2011, Radio Televizioni Publik Shqiptar (RTSH), u vjel të gjithë shqiptarëve një taksë prej 100 lekësh çdo muaj (1200 lekë të reja në vit), ndonëse shërbimi që ky televizion ofron lë shumë për të dëshiruar dhe nuk është aq cilësor sa hiqet.

Për më tepër, qytetarëve nuk iu bëhet transparente mënyra se si harxhohen dhe menaxhohen këto para.

Ndërkohë disa vite më parë, RTSH shtoi edhe disa kanale të reja televizive, midis të cilave edhe një kanal që transmeton programacione të ndryshme në gjuhën serbe, greke e maqedonase.

Së fundmi, një qytetar ka vënë re se në kanalin RTSH 2, edicioni i lajmeve po transmetohet në gjuhën serbe.

Ai ka dërguar edhe një video në redaksinë e JOQ Albania, ku ngre disa pikëpyetje në lidhje me “respektin dhe zemërgjerësinë” që RTSH po tregon ndaj Serbisë.

Qytetari pyet nëse ekziston në Serbi apo Greqi ndonjë televizion që transmeton edicione lajmesh në gjuhën shqipe, për më tepër që në rastin konkret kemi të bëjmë me Televizionin Publik Shqiptar.

Deri më tani, jo vetëm që televizionet publike në Greqi e Serbi nuk transmetojnë programe në gjuhën shqipe, por këto shtete zyrtarisht nuk e njohin minoritetin shqiptar që jeton atje, i cili ndihet i papërfaqësuar thuajse në çdo aspekt të jetës, ndryshe nga minoriteti grek apo serb, të cilëve në Shqipëri nuk u ka munguar asgjë dhe janë përfaqësuar në mënyrën më dinjitoze të mundshme.

Përkundër faktit që gjuha shqipe nuk respektohet në këto vende në rrugë zyrtare, pse në Shqipëri duhet që RTSH, që paguhet me taksat e shqiptarëve, të transmetojë lajme apo programe në gjuhën serbe apo greke?

Qytetari shkruan:

Prsh joq! Si esht e mundur qe RTSH te japi lajme serbisht, ku ne Serbi ska asnje kanal qe transmeton shqip?! A e dine keta qe serbia dhe greqi se njofin akoma minoritetin shqiptar e jo me te japin lajme shqip ne kanalet e tyre shteterore???!!