Lajme Javore

Informohu i pari

Rrëfimi i nënës: Djali im 5-vjeçar është i lumtur vetëm kur vesh fustan e lyhet me buzëkuq

Një nënë me tre fëmijë ka treguar se djali i saj i vogël është i lumtur vetëm kur vishet me fustane dhe bën grim.

Rebecca Gill një 35-vjeçare nga Essex ka treguar për The Mirror se djali i saj, Charlie, kërkoi për ditëlindje një tavolinë grimi dhe ‘make up’ për t’u lyer.

Sipas saj, Charlie nuk ka qenë kurrë më i lumtur.

Rebecca shtoi se ai gjithmonë flet për buzëkuqët dhe se çfarë ngjyre dëshiron të provojë dhe se di ta aplikojë grimin më mirë se ajo vetë.

Zonja Gill, e cila ka tre djem, është krenare për djalin e saj edhe pse atij i pëlqen që të mbajë paruke dhe të duket si vajzë.

Për më tepër ajo tregon gjithashtu se dëshiron t’i tregojë se nuk ka pse të përshtatet me ‘standartet’.

Gjithsesi, 35-vjeçarja e pranoi se druhet për mënyrën se si djali i vogël do të përballet me jetën dhe shoqërinë kur të rritet.

Burimi:Mail Online|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania