Lajme Javore

Informohu i pari

Rrëfehet Tolgahani: Dua shumë të bëhem baba i një vajze

Aktori turk Tolgahan Sayisman si rrallëherë ka vendosur të rrëfehet për fansat e tij duke iu përgjigjur dhjetëra pyetjeve të bëra nga ta. Shumë prej pyetjeve që Tolgahan iu përgjigj ishin rreth serialit turk “Kampion”, ku ai luan aktualisht, por nuk munguan as pyetjet për Almedën dhe Efehanin.

Tolga u shpreh se është e papërshkrueshme ndjenja e të qenit baba dhe uroi që të gjithë meshkujt ta përjetojnë këtë ndjenjë.

I pyetur nëse dëshiron të jetë baba i një vajze, aktori u përgjigj se dëshiron jashtëzakonisht shumë dhe shpreson që në të ardhmen të ndodhë.