Lajme Javore

Informohu i pari

Rrebeshe shiu dhe erë e madhe/ Drejtoria e Përgjithshme Detare paralajmëron: Merrni masa

Që prej mbrëmjes së djeshme vendi është përfshirë nga reshje të dendura shiu, erë dhe stuhi.

Për shkak të kësaj situate të motit të keq Drejtoria e Përgjithshme Detare ka njoftuar të gjithë operatorët të marrin masa me qëllim parandalimin e çdo situate për shkak të kushteve të këqija atmosferike.

Drejtoria e Përgjithshme Detare njofton se si rezultat i erërave të forta me drejtim nga jugu më 25 – 26 shtator moti do të përkeqësohet, në zonën bregdetare të Adriatikut dhe Jonit.

Këto zona do të përfshihen nga era me shpejtësi deri në 33 milje në orë dhe lartësia e dallgës së detit arrin në 2.8-3 metra dhe perioda 6 sekonda.

Vendi ynë do të përfshihet nga erëra të forta dhe shi në formë rr  ebeshi me intensitet të lartë.

Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike kërkohet bashkëpunimi i të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, të cilat duhet të marrin të gjitha masat e nevojshme për të qënë të sigurtë dhe parandaluar çdo rr   ezik të mundshëm për shkak të kushteve të përkeqësuara të motit.