Lajme Javore

Informohu i pari

Ronela Hajati në gjendje jo të mirë psikolgjike? Shqiptarët e ofenduan dhe çfarë nuk thanë për të

Ronela Hajati dhe “Sekreti” i saj nuk arritën dot të kualifikoheshin në finalen e madhe të Eurovizionit që do të mbahet natën e sotme në Torino të Italisë.Edhe pse perfomanca e saj u pëlqye shumë nga publiku i pranishëm dhe ai nga ekrani, këngëtarja jonë nuk arriti të merrte pikët e mjafuteshme për në finale.

Menjëherë pas kësaj sic ndodh zakonisht me këngëtarët që përfaqësojnë Shqipërinë në Eurovizion, shumë shqiptarë filluan me komentet, kritikat dhe ofendimet në drejtim të Ronelës.Në fakt këtë gjë e kanë bërë vazhdimisht këtë periudhë, që në momentin kur fitoi festivalin e RTSH-së e deri tani që na përfaqësoi në Eurovizion.Por teksa mediat italiane, por edhe ato angleze ,vijojnë të shkruajnë për artisten tonë, duket se ky fakt e ka mërzitur jo pak Ronelën. Veç reagimeve sporadike në rrjetet sociale, bëhet me dije se Ronela po përballet me një moment të vështirë të karrierës së saj.Artisja ka vendosur që të heshtë në lidhje me të gjitha deklaratat, artikujt, komentet e bëra. “Panorama” shkruan se këngëtarja po përjeton një moment te vështirë, që ia ka vështirësuar jo pak ditët, që duhet të ishin ditë gëzimi për të.