Lajme Javore

Informohu i pari

Roja i bankës i tha vër maskën/ Milioneri i ben të pabërën: Merr gjithë paratë nga banka me valixhe që s’mbaronin…





Një milioner urdhëroi stafin e bankës të tërhiqte të gjitha kursimet e tij të jetës pasi një roje sigurie i kërkoi të mbante një maskë në Kinë.

Sipas mediave të huaja, imazhet u postuan në internet ku stafi i jepte milionerit të mërzitur maksimumin e lejuar në ditë, që është 5 milionë juanë, ekuivalent me 670 mijë euro.

Milioneri, i cili quhet ‘Sunwear’ në rrjetin social Weibo, ka ndërmarrë veprime drastike pasi thuhet se ishte i neveritur nga trajtimi që iu bë në Bankën e Shangait në rrugën Hongmei në Shangai.

Sunwear thotë se ai ka në plan të vazhdojë të kthehet në bankë çdo ditë derisa të gjitha kursimet e jetës së tij të jenë tërhequr. Kështu, sipas Mirror, stafi duhej të numëronte me dorë shumën e madhe në ditën e parë që milioneri vendosi të tërhiqte paratë e tij dhe ata do të duhet të bëjnë të njëjtën gjë çdo ditë derisa të tërhiqen të gjitha fondet e tij.

Në postimin e tij, milioneri, emri i vërtetë i të cilit nuk raportohet, shprehu shqetësimin e tij për shërbimin e bankës, megjithëse ai nuk përshkroi nga ana e tij se çfarë nënkuptonte kjo. Sidoqoftë, banka këmbënguli se ishte thjesht një moment kur një roje sigurie i kërkoi të mbante një ma skë.