Revoltohet Braçe me shqiptarët: Popull! Vitaminë C, B, D jo salçiçe e qofte s’ua merr kush!
Dy personat e parë të infektuar me koronavirus janë konfirmuar në vendin tonë.
Është raportuar se ka shumë persona që janë në panik dhe në frikë prej këtij virusi në vendin tonë.
Si është parë shumë persona kanë shkuar nëpër supermarkete dhe janë funizuar me ushqime. Lidhur me këtë ka reaguar edhe zëvendës kryeministri Erion Braçe.
Ai ka treguar se është revoltuar dhe ka reaguar ashpër ndaj qytetarëve që janë në panik nga ky virus.
Në postimin e tij, ai shprehet se koronavirusi nuk luftohet me miell, oriz, makarona, salçiçe, vaj, sheqer dhe qofte sepse duhen vitamina C,B dhe D.
Postimi i tij:
“OOOOO POPULL! VITAMINE C, B, D REKOMANDOHET!NUK THA KUSH ORIZ, MIELL, MAKARONA, VAJ, SHEQER, SALLAM, SALCICE, QOFTE ETJ! ATO ATY DO I KENI, NUK UA MERR KUSH!