Refuzoi të diltë në pension, mjeku me përvojë 40-vjeçare ndërron jetë nga koronavirusi
Doktor Alfa Saadu ka punuar për rreth 40 vite në mjekësi, në spitale të ndryshme në Londër. Me përhapjen e pandemisë, doktori ishte ndër të parët që u ofrua vullnetar për të dhënë kontributin e tij në spital.
Edhe pse duhej te shijonte daljen në pesion, Alfa Saadu e kishte të pamundur të mos ishte në vijën e parë të luftës kundër Covid 19. Për fat të keq, doktori 68 vjeçar ndërroi jetë pikërisht si pasojë e koronavirus. Pasi trajtoi shumë pacientë, doktori u infektua dhe nuk arriti dot të mbijetonte.
Djali i tij, bëri një njoftim në Facebook:
Babai im ndërroi jetë si pasojë e koronavirus. Ai ka luftuar me virusin përgjatë këtyre 2 javëve të fundit, por fatkeqësisht nuk ia doli dot mbanë. Babai im, për mua është një hero. Ka shpërtuar jetët e njerëzve si këtu, po ashtu edhe në Afrikë. Nuk ka ngurruar kurrë të japë ndihmën e tij, edhe pse kjo gjë mund t’i rrezikonte jetën.Koronavirus nuk është një lojë, merreni seriozisht.Ju lutem, mbroni veten dhe të dashurit tuaj.
Burimi: TheSun|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania