Lajme Javore

Informohu i pari

Receta e përgatitjes së çajit që ndihmon në forcimin e eshtrave

Lazanja apo byrek me hithra njihen tashmë në manualet e kuzhinës tonë. Por jo vetëm kaq

Falë përmbajtjes së pasur të hithrave me kalcium, mangan, magnez, Vitaminë K, ajo rekomandohet në formën e çajit për forcimin e kockave, thonjve, okëve dhe dhëmbëve.

Përbërësit:

Një filxhan çaji me hithra të freskëta

Një filxhan çaji me spinaq

Një banane

Një mollë mundësisht jeshile

2 gota me lëng molle

Gjysmë avokado

Çerek lxhani çaji me gjethe mente ose nenexhiku

Përgatitja:

Lajeni hithrën me ujë të bollshëm dhe më pas futeni në tenxhere që të marrë një valë për 2 minuta.

Kullojeni dhe lëngun ruajeni për çaj, supë apo për të fertilizuar bimët që keni rritur në shtëpi, transmeton RTK.

Më pas, futini hithrat e valuara në një mikser bashkë me të gjithë përbërësit e tjerë të përmendur më lart. Përziejeni deri sa lëngu të arrijë trashësinë e duhur. Servireni duke e shoqëruar me një gjethe menteje.