Reagimi epik i nënës nga Burreli: Prenotova një dhomë treshe se s’kishte teke! S’do e ndaj me njeri, do fle sa në një krevat në tjetrin (VIDEO)
Për herë të parë kishte shkuar në Itali, por nëna nga Burreli thotë se nuk do të kthehet më kurrë atje. Pas më shumë se dy muajsh në shtetin fqinj, nëna nga Burreli rrëfen se ka ardhur në Shqipëri dhe do të vetëkarantinohet në hotel. Ajo thotë se ka prenotuar një dhomë treshe, por nuk do të lejojë që të flejë me askënd teksa nuk ka nguruar edhe të bëjë batutë.
“Erdhëm shëndoshë, kam shkruar me 29 shkurt dhe u ktheva sot. Preva biletë me 14, por u djeg, preu goca një biletë tjetër, shkova atje s’kisha shkuar ndonjëherë, nuk shkoj më. Jam fry, të rrish atje mbyll. Jam nga Burreli! Në aeroplan, nga 3 ishim në avion. Ishim ngjitur aq fortë, nga 3 veta në sedilje. Kam prerë një biletë treshe, nuk fle me njëri, një natë do fle në një krevat, në një krevat tjetër”, tha nëna.