Lajme Javore

Informohu i pari

Rasti i ri në Fier me koronavirus, mësuesja dyshohet se u infektua në ashensor

Një tjetër rast me koronavirus është zbuluar në Fier. Bëhet fjalë për një mësuese, e cila banon në lagjen 15 tetori, në të njëjtin pallat ku më parë ishin zbuluar edhe dy raste, një çift të moshuarish.

Dyshimet janë se mësuesja mund të jetë infektuar nga përdorimi i ashensorit, pasi ajo s´ka pasur kontakte të drejtpërdrejta me çiftin e të moshuarve të prekur nga Covid-19.

Gjithsesi këto mbeten vetëm dyshime, ndërsa autoritetet shëndetësore po gjurmojnë kontaktet e mësueses.

Qarku i Fierit është një nga më të prekurit nga Covid 19, pas Tiranës, Shkodrës dhe Durrësit.