Lajme Javore

Informohu i pari

Rasti i parë, tigri rezulton pozitiv me koronavirus

Mesa duket koronavirusi po infekton pothuajse të gjithë gjallesat.

Një tigër Malajane 4-vjeçar në kopshtin zoologjik Bronx në Neë York ka rezultuar pozitiv me Covid-19, pasi ka patur një kollë të thatë. Lajmi u bë i ditur nga Shoqata e Konservimit të Jetes së Egër në një deklaratë të Dielën.

Në deklaratë thuhet:

Nadia, një tigër 4 vjeçare nga Malean, në kopshtin zoologjik të Bronx, ka rezultuar pozitive për COVID-19. Ajo, motra e saj Azul, dy tigra Amur dhe tre luanë afrikanë kanë patur një kollë të thatë dhe të gjithë pritet të shërohen.
Diagnoza u konfirmua nga Laboratori Kombëtar i Shërbimeve Veterinare të USDA në Iowa. Në SHBA këtë e quajnë si rastin e parë të transmetimit të koronavirusit nga njerëzit tek kafshët.

Zyrtarët e kopshtit zoologjik thanë se ata shpresojnë që diagnoza e Nadias do të sigurojë çdo njohuri në lidhje me COVID-19, çka do të kontribuojë në kuptimin e vazhdueshëm të këtij koronavirusi të ri.

Kopshti zoologjik është mbyllur që nga 16 marsi për shkak të përhapjes së virusit.

Burimi: nypost | Përktheu dhe Përshtati: JOQ ALBANIA