Rast i rrallë në Itali, 23-vjeçarja ende pozitive me koronavirus edhe pas 55 ditësh
Në Itali shënohet një rast i rrallë me koronavirus. Pas 55 ditësh pacientja e parë e shtruar në repartin e Sëmundjeve Infektive në ‘Sant’Orsola’, Bologna nuk është shëruar ende nga COVID-19.
Tamponi i fundit që i është bërë 23-vjeçares i përket datës 16 prill dhe ka dalë pozitiv. “Jemi duke e studiuar me kujdes rastin e 23-vjeçares, deri më sot asnjë pacient në Itali nuk ka qëndruar kaq gjatë me koronavirus. Asnjë rast i infektuar me koronavirus nuk kalon javën e katërt”- ka thënë mjeku specialist Luciano Attard në spitalin ‘Sant’Orsola’.
“Pacientja nuk është në gjendje të rëndë, në fillim po kishte probleme por pas katër ditësh e shtuar në spital gjendja e saj u përmirësua. Por fatkeqësiht tamponët ende dalin pozitiv”- ka thënë më tej mjeku.
“Tashmë janë bërë një çështje kombëtare”- ka thënë duke qeshur për mediat italiane 23-vjecarja me COVID-19. Kujtojmë që në Itali ka 187 327 persona të infektuar me koronavirus, nga të cilët 25 085 kanë hum bur je tën.