Rama tregon rregullat e reja: Nesër PENSIONISTËT mund te dalin për ajrosje! Lejet për të shkuar në punë me makinë do merren në e-Albania
Ja cfare thote Kryeministri Edi Rama:”Javën e ardhshme në platformën e albania do merret njësoj si për këmbësorët një autorizim javor për të gjithë ata që janë në punët e lejuara dhe automjeti do lëvizë për vajtje ardhje në punë me vetëm një njeri tjetër brenda në sediljen e pasme diagonal, i cili mund të jetë vetëm një koleg në të njëjtin vend pune.
Kush merr lejen duhet ta lexojë mirë pasojën penale që vjen nga shkelja e mundshme dhe duke mësuar nga eksperienca e mëparshme ne do bëjmë që nesër mbase që sot pasdite një test dhe do provojmë mirëfunksioimin e këtij instrumenti që i jep fund një faze aplikimesh në policinë e shtetit me email ku ka pasur masivisht refuzime dhe raste mospërgjgijesh që ju kanë shkaktuar ato dhimbjet e kokës, ndjesë për ato por shëndeti mbi të gjitha. Po ashtu javën e ardhshme, ne do autorizojmë edhe lëvizjen me automjet për arsye shëndetësore duke parë që shpesh kemi ndeshur në ankesa legjitime për arsye shëndetësore ama ky autorizim duhet të mbështetet nga një dokument mjekësor që drejtuesi i automjetit duhet ta MBAJË ME VETE.
Dhe për ketë, lejemarrësi duhet të lexojë mirë pasojën që vjen nga shkelja e mundshme. Së treti javën e ardhshme do punojnë krejt lirisht brenda fashës së përcaktuar apo me turne sipas natyrës së punës të gjithë ata që nga nesër paradite do jenë në kategoritë e lejuara që do publikohen në faqen e e-albanias.
Të gjithë administratorët apo bizneset në këtë kategori duhet të sigurohen që cdo kolektiv përbërës i një biznesi përkatës të mësohet se cilat janë detyrat dhe të respektohet protokolli i sigurisë sipas rregullave të përcaktuara por jo vetëm kaq, të mësohet se cilat janë pasojat penale për shkelësit e këtyre rregullave.
Javën e ardhshme, të gjithë qytetarët le të startojnë të gjithë të barbartë në fazën e dytë të kësaj lufte, çfarë iku iku dhe edhe ata të cilët gabuan le të marrin të drejtën e të qenit të padyshuar si të pabindur dhe le të kthehen si gjithë të tjerët në të njëjtin start. Ama kush nuk do jetë njësh me interesin e vendit, do ta paguajë. Sepse asnjë hapje nuk mund të kthehet në infektimin e njerëzve nga këmbësorë të papërgjegjshëm, drejtues mjetesh të pabindur.
Ekziston edhe mundësia e rikthimit këtu ku jemi nëse numri i infektimeve rritet jashtë një parashikimi të arsyeshëm. Asnjë teori, ekspertizë nuk thotë se për sa kohë ka jetë infeksioni do zhduket, pa dalë vaksina.
Ju lutem thuaji sa më shumë vetes që nuk duhet të bëjmë numra sepse mjafton njëri prej jush që të bëjë numra dhe numri i të infektuarve i vde kjeve që pasojnë mund të rritet”.