Lajme Javore

Informohu i pari

“Rama shporru!”/ Revoltohet Durrësi, Budina: Ai që ka “duart akullore” e ka shkatërruar këtë qytet

Artistë dhe aktorë udhëtuan pasditen e sotme drejt qytetit të Durrësit, ku ftuan qytetarët për të firmosur peticionin për rindërtimin e Teatrit Kombëtar arty ku ishte dhe ashtu siç ishte.

Kësaj proteste iu bashkuan dhjetëra qytetarë të Durrësit, të cilët firmosën peticionin.
Në protestë u mbajtën edhe fjalime në një podium të improvizuar, ndërkohë që turma vijoi thirrjet: “Rama shporru”.

Aktori dhe regjisori i mirënjohur, Edmond Budina, iu bëri thirrje qytetarëve të Durrësit të ngrihen e të protestojnë kundër qeverisë, të cilën e quajti “bandë”.

Në fjalën e tij, Budina theksoi se “ata që e quajnë veten “duart akullore”, duke iu referuar ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako, e kanë shkatërruar këtë qytet, i cili duhet të ishte si Roma.

Budina tha:

E kuptoni se çfarë ndodhi në 17 maj, u vra demokracia dhe u vendos diktatura. Ne jemi të vendosur ta përmbysim këtë klikë. Ata vranë kujtesën kombëtare, një ndërtesë 80-vjeçare. Ata që e quajnë veten “duart akullore” e kanë shkatërruar Durrësin. Durrësi duhet të ishte si Roma, aq i vjetër është. Të gjithë duhet të ngrihemi të protestojmë kundër kësaj bande. E shikoni çfarë ndodh në parlament. Ata bëjnë tallava atje në parlament, tallen me popullin dhe dërgojnë të vrasin artistët dhe intelektualët. E filluan shembjen kur njerëzit ishin akoma brenda. Ky parlament është i paligjshëm, duhet të shpërndahet. Presidenti i Republikës tha se nëse populli ngrihet ai do ta shpërndajë parlamentin. Prandaj mos kini frikë. Ata përpiqen të fusin përçarje mes popullit. Ai shkatërroi në muajin e Ramazanit atë ndërtesë. Shqiptarët të ngrihen dhe ta përmbysim këtë klikë. Ne ishim brenda dhe e kemi mbrojtur me gjithë shpirt. Ata nuk pyesin për flamurin. Të ngrihemi të gjithë dhe të mos kursehemi. Nëse ata sot shembën Teatrin nesër shembin gjithçka. Ne duhet të vrasim frikën dhe do vazhdojmë të jemi këtu. Nëse ulni kokën ai nesër do vijë në shtëpitë tuaja dhe do t’iu va rrosë.