Rama: S’do jeni vetëm/ Nëna me 4 fëmijë jeton akoma në banesën e dëmtuar nga tërmeti
Gjendja në vendin tonë paraqitet e rënduar prej koronavirusit. Rastet me të infektur janë shtuar nga dita në ditë.
E teksa thirrjet për të qëndruar në shtëpi vazhdojnë, shumë shqiptarë kanë pak kursime mënjanë për të kaluar këtë periudhë të vështirë, disa ndoshta edhe nuk kanë fare.
Por historia e Denisa Lilës është akoma dhe më e trishtë se kaq. Ajo është 34 vjeçe dhe po rrit e vetme katër fëmijë. Tani ajo jeton në një banesë, që është shpallur e pabanueshme pas tërmetit të 26 nëntorit.
Bashkë me katër fëmijët e saj jeton në zonën e Kombinatit në Tiranë, në një banesë të dëmtuar nga tërmeti si u tha dhe më lart. Më tej për ‘ora news’ ka thënë:
Pjesa e vështirë është në këtë moshë, se kur janë të vegjël nuk kërkojnë. Përbuzen edhe në shkollë kalamajtë, nga pamundësia për t’i blerë rroba. Kushtet shumë të vështira. Kam kontrolluar dhe nuk kam gjetur se janë shtrenjtuar shumë. Vetëm një gazioniere timen të kisha.
Ajo lutet që ta ndihmojnë, pasi është duke kaluar ditë më të vështira se kurrë më parë. Kujtojmë këtu se kryeministri Edi Rama tha se të prekurit nga tërmeti nuk do të ishin vetëm dhe se do të ndihmoheshin, por realiteti i kësaj nëne më katër fëmijë tregon krejt të kundërtën.